Komuna e Gjilanit të premten do të nis fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e parë e dezinsektimit të nis të premten në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë, në këtë periudhë kohore.
“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00”, thuhet në njoftim.
Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra./Gazeta Enigma/