Dy vajza kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Greqi.
Bëhet e ditur se njëra nga vajzat ishte një 20-vjeçare shqiptare, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas dëshmitarëve vajzat kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.