Opinionisti, Gazmir Raci, vlerëson se rasti i sulmit në Banjskë është mësim për neve se serbët e sulmuan Kosovën dhe ata vazhdojnë të jenë kërcënim përderisa krimineli Radiiçiq vazhdon të festojë ditëlindjen në Kopaonik, e kjo i bie që ai është shumë afër kufirit.
“Për mua ishte shqetësuese deklarata e sotme e ambasadores amerikane në NATO, dy ditë para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, ku thotë që ‘Rusia vazhdon të jetë aktive përmes metodave hibride në Ballkanin Perëndimor dhe se aleatët e NATO-s janë të shqetësuar’, madje e përmend Bosnjën dhe Kosovën, dhe natyrisht duke e parë në praktikë që Rusia është prezente në masë të madhe në Serbi, atëherë i bie që territori i Serbisë është nga ku fillojnë këto luftërat apo sulmet edhe kibernetike”, deklaroi Raci në emisionin Rubikon në Klan Kosova.