Krimin monstruoz në Serbi dyshohet se e kryen dy zyrtarë- shkelën 2 vjeçaren me veturë,  trupin ia hodhën në një deponi

Krimin monstruoz në Serbi dyshohet se e kryen dy zyrtarë- shkelën 2 vjeçaren me veturë,  trupin ia hodhën në një deponi

Mediumi “Klix.ba” ka publikuar detaje të reja për rastin e 2 vjeçares, Danko Ilic, e cila u vra mizorisht para disa ditësh në Serbi.

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se e kanë goditur për vdekje me veturë një vajzë të vogël e më pas trupin e saj e kanë gjuajtur në një deponi përgjatë rrugës në “Starobanjki put”, afër Borit.

Ky medium ka raportuar se dy të dyshuarit janë punëtorë të komunës.

Njëri është me inicialet S.J nga fshati Luka, ndërsa tjetri D.D nga fshati Zlot. Të dy janë 50 vjeçarë.

“Klix.Ba” raporton se S.J dyshohet se e ka goditur të ndjerën me veturën e tij zyrtare. Pastaj, bashkë me kolegun e tij D.D trupin e pajetë të 2 vjeçares e kanë futur në bagazh dhe më pas e kanë gjuajtur në një deponi në anën e djathtë të rrugës “Starobanjski put”, afër Borit.

E gjithë kjo ka ndodhur më 26 mars, rreth orës 01:52, 7 minuta pasi vajza ishte zhdukur, sipas raportimit të nënës.

Vdekja e 2 vjeçares ishte bërë e ditur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Related Articles