Për herë të parë në veri të Kosovës kanë dalë për patrullim policë për t’i kryer detyrat e përditshme.
“Tani për tani në rajonin e veriut do të patrullojnë vetëm dy motorë”, ka konfirmuar për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev” zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se prania e këtyre policëve nuk nënkupton rritje të numrit të gjobave në trafik, por për shkak të reagimit të shpejtë.
“Detyra e tyre kryesore është në fakt reagimi i shpejtë ku policia e rregullt nuk mund të mbërrijë kaq shpejt, si dhe kontrolli i pjesëmarrësve në trafik, të cilët po drejtojnë edhe motoçikleta. Këta dy motorë do të jenë për një kohë në veri dhe më pas do të mendohet për blerjen e skuterëve për këtë mënyrë patrullimi”.