Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Mallorcas dhe këtë e tregon akti i tyre i fundit, ku i kanë bërë një mural të madh në një ndërtesë në qytet.
Mallorca do të luajë në finalen e Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos, të shtunën nga ora 22:00.
Kjo ndeshje finale po pritet me entuziazëm të madh nga të dyja klubet, të cilat kanë shumë vite që se kanë fituar trofeun.
Megjithatë, vëmendja është tek Mallorca, pasi aty luan ylli i Kosovës, Vedat Muriqi dhe është lojtari kryesor i kësaj skuadre.
Se atmosfera është në nivelin më të lartë dhe pritjet janë të mëdha te Mallorca, e tregon edhe një akt i fundit i tifozëve.
Ata kanë bërë murale për katër nga lojtarët kryesor dhe njëri nga ta është edhe prizrenasi Vedat Muriqi.
“E gjithë Mallorca është me ju”, shkruan në përshkrimin e muraleve të postuara nga faqja zyrtare e Mallorcas.
Tot 𝐌𝐚𝐥𝐥𝐨𝐫𝐜𝐚 està amb tu ❤️🖤 pic.twitter.com/Og763qOqM7— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) April 4, 2024