Janë arrestuar dy të mitur të premten në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, njoftoi policia