Një sulm i Rusisë me dronë gjatë natës në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vrau gjashtë persona dhe plagosi 10 të tjerë, tha të shtunën kryebashkiaku i qytetit, raporton AFP.
“Që nga mëngjesi i sotëm, ka gjashtë të vdekur dhe 10 të plagosur si rezultat i sulmit të natës në lagjen Shevchenkivskyi”, tha kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov në një postim në Telegram, duke iu referuar një zone veriore të qytetit.