Autoritetet turke i kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, në lidhje me një sulm me armë në një kishë në Stamboll në janar, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya të shtunën.
Një shtetas turk u vra nga dy pjesëtarë të armatosur të Shtetit Islamik në kishën katolike në Stamboll më 28 janar.
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye pas thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për t’i sulmuar hebrenjtë dhe të krishterët.
Prej atëherë, autoritetet turke i kanë arrestuar qindra të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.
Shteti Islamik i ka kryer një sërë sulmesh në mbarë Turqinë, përfshirë një më 2017 në një klub nate në Stamboll, kur u vranë 39 persona.
Sipas ministrit Yerlikaya, që nga qershori i vitit 2023, autoritetet turke kanë arrestuar 2.086 të dyshuar se kanë lidhje me Shtetin Islamik.
Arrestimet e fundit vijnë po ashtu në kohën kur javë më parë një degë e Shtetit Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë, ku u vranë 144 njerëz./REL