Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar familjen Ademi nga Pestova.
Liridoni dhe familja Pestova merren me kultivimin e patateve prej shumë brezave.
Këtë vit ata kanë mbjellur 23 hektarë patate, ku përveç tyre, Liridoni ka mbjellur edhe 5 hektarë grurë.
“Rastësia e këndshme ishte kur Liridoni më njoftoi se të premten që kaloi i kishte arritur njoftimi i shpalljes së përfituesit të grantit në vlerë prej 90 mijë euro për mekanizëm bujqësor”, ka thënë Ministri Peci përmes një postimi.
“Kush dëshiron ta kuptojë dallimin mes Qeverisë Kurti II në Bujqësi dhe Qeverive të tjera, shkoni dhe takoni Liridonin. Ai iu rrëfen se cilat kanë qenë “kriteret” në të kaluarën e që nuk i ka kapur dot dhe se si këtë vit është përfitues i grantit për herë të parë”, shtoi më tutje ai, duke theksuar se tashmë qytetarët e kanë më të lehtë përfitimin e granteve.