Ky është personi që u kap me 10 kilogramë heroinë nga Antidroga në Merdar

Ky është personi që u kap me 10 kilogramë heroinë nga Antidroga në Merdar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës.

Sot në media u raportua se janë sekuestruar 10 kilogramë heroinë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Me këtë rast, në vend të ngjarjes Policia e ka arrestuar të dyshuarin, që siç mëson Gazeta Sinjali ai është: Augustin Lleshdedaj.

Për kapjen e 10 kilogramëve heroinë dhe arrestimin e të dyshuarit kryesor ka folur në mesditë edhe Policia.

Major Reshat Murseli tha se sot Policia e Kosovës duke filluar që nga orët e mëngjesit e kemi zhvilluar një plan taktik të quajtur “Pika 2” dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete në vijën e dytë kontrolluese.

“Në mesin e këtyre automjeteve në një veturë kroate, të drejtuar tanimë nga personi i dyshuar A. L. i vitit 1959, me nënshtetësi kosovar-korat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë një kontroll të detajuar dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të gjejnë 20 paketime, të llojit heroinë, që gjithsej janë rreth 10 kilogramë”, tha Murseli.

Related Articles