Oficer Kadet Endrita Brahimi nga Republika e Kosovës është shpërblyer me Bexhin e Komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Siç njofton Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe, ky shpërblim jepet për përpjekje të veçantë dhe kontribut të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit për oficerë.
“Edhe një arritje e veçantë e oficerëve të FSK-së në aktivitetet ndërkombëtare”, shkroi Ambasada.
Stafi i Ambasadës ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Urime Oficer Kadet Endrita Brahimi”, shkroi kjo Ambasadë.
Për shpërblimin e Brahimit ka shkruar edhe Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
“Për Kursin e Komisionimit 232, të mëtejmëve iu dha Bexhi i Komandantit. Oficeri Kadet T M Holmes (Artileria Mbretërore), Oficeri Kadet M Chisdale (Malawi), Oficeri Kadet E Brahimi (Kosovë). Bravo për të gjithë”, shkroi Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Britani të Madhe.
Edhe Ambasada Britanike në Kosovë ka uruar kadeten e Ushtrisë së Kosovës.
“Urime oficeres së FSK-së, Kadet Endrita Brahimi për fitimin e Bexhit të Komandantëve në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst”, shkroi kjo Ambasadë.