Dy njëzet e pesë vjeçarë kanë humbur jetën në një përplasje veturash që thuhet të ketë ndodhur ‘kokë më kokë’ mbrëmë në Leposaviq.
Të dy drejtonin automjetet që u përplasën dhe në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person tjetër.
Pesë minuta pas mesnate, ky aksident ka ndodhur, siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, kur një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij, ka thënë për KoSSev, Munish Avdija, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e Policisë së Kosovës në veri.
Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Bëhet fjalë për personat me iniciale M.B. (1999) dhe Gj.M. (1999), kurse trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lëndime të rënda ka pësuar edhe një burrë tjetër, i cili ndodhej në ulësen e pasagjerit të njërës prej makinave.
Bëhet fjalë për M.L. edhe ai mbrëmë është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia, ndodhej në gjendje të rëndë.