Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka bërë të ditur se grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve të Emergjencës Shtetërore, kanë diplomuar në një iniciativë të përbashkët mes Komandës Evropiane të SHBA-ve dhe FSK-së.
Ky grup diplomoi në heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera.
Ambasadori Hovenier shkroi në “X” se ndjehet krenar që ishte dëshmitar i kësaj përpjekje që siç tha ai “për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt”.
“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që jam dëshmitar i kësaj përpjekjeje për të mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar ambasadori.