Policia e Kosovës ka konfiskuar 3 vetura në Gjilan, pasi të njëjtit drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit si masë mbrojtëse.
Po ashtu, ndaj të njëjtëve u është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe vazhdim i masës së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike.
“Njësitet e Trafikut në Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur në tri raste të veçanta automjete me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shtetas të Kosovës drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit. Të njëjtëve sipas nenit 246 dhe 247 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë (6) muaj si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të pa regjistruar nga 200 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.