Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Pejë, meqenëse të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes vete.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe pastaj janë dërguar në mbajtje.
“Pejë, 23.06.2021-17:40. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore . Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia./Gazeta Enigma.