Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri të Kosovës

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri të Kosovës

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të kryesit të veprave penale “Prishja e rendit kushtetues të Kosovës”, serbit, Sreçko Sofronijeviq.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe e ka konsideruar si ‘terror’ arrestimin, duke akuzuar kështu se ka një listë të arrestimeve të përgatitura nga Policia e Kosovës.

Sipas listës serbe, arrestimi i Sofronijeviq është vazhdim “i terrorit të regjimit në Prishtinë”.

“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviq është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë”, shkruhet në postimin e tyre.

Arrestimi i serbit, Sreçko Sofronijeviq është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.

Related Articles