Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka theksuar situatën e brishtë të sigurisë në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
“Regjimi iranian e ka çuar të gjithë Lindjen e Mesme në buzë të humnerës me sytë hapur”, tha Baerbock në një deklaratë të dielën.
Ajo tutje tha se Teherani do të kishte “zhytur një rajon të tërë në kaos” nëse nuk do të ishte “mbrojtja ajrore efektive dhe partnerët e fortë të Izraelit”.
Baerbock vuri në dukje grupin e dënimeve nga vendet, duke thënë se ato treguan se ndërsa Irani është “i izoluar me sjelljen e tij agresive”, aftësitë mbrojtëse të Izraelit janë “të forta”.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, vlerësoi gjithashtu pasojat më të gjera të sigurisë, duke thënë se ndërsa situata “nuk përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Poloninë për momentin”, është e qartë se e gjithë “bota është në prag”.
Në dritën e kësaj, Polonia do të sigurohet që të ketë një “ushtri të përgatitur mirë” dhe “një pozicion të qëndrueshëm ndërkombëtar”, tha Tusk në një postim në mediat sociale të dielën, raporton CNN.