Të shtunën, automjete ushtarake nga Gjermania janë futur në Kosovë, përmes linjës hekurudhore në Hanin e Elezit.
Pamjet janë publikuar në disa media.
Këto lëvizje sipas KFOR-it nuk kanë të bëjnë me situatë në veri.
Në një përgjigje për Klankosova.tv misioni i NATO-s në Kosovë thekson se këto janë lëvizje normale logjistike.
Kujtojmë se në tetorin e vitit të kaluar Gjermania miratoi dërgimin e 150 ushtarëve në Kosovë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, pati thënë se kontigjenti i ushtarëve do të vinte në prill të 2024-tës.
Aktualisht, prezenca e KFOR-it në Kosovë shtrihet me 4 mijë e 500 trupa