Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.
Ky krim dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.
Në media u raportua se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.
Lajmin për rastin tragjik për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.