Kryeinspektori i punës, Fazliu: Punëtori ra nga kati i 7-të, vinçi ishte i dedikuar vetëm për bartjen e matetialit ndërtimor

Kryeinspektori i punës, Fazliu: Punëtori ra nga kati i 7-të, vinçi ishte i dedikuar vetëm për bartjen e matetialit ndërtimor

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë, ku është shkëputur vinçi që po bartte material ndërtimor në rrugën “Agim Ramadani – Katana” duke lënë një person rëndë të lënduar.

Detaje për rastin ka dhënë kryeinspektori i punës për regjionin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, i cili ka thënë se punëtori ka rënë nga kati i shtatë së bashku me vinçin i cili nuk ishte i dedikuar për bartjen e njerëzve por vetëm të materialit ndërtimor.

“Punëtori ka rënë nga kati i shtatë së bashku me vinçin për transportimin e materialit ndërtimor. Ky vinç nuk ka qenç i dedikuar për bartjen e njerëzve por të materialit ndërtimor. Punëtori ka marrë lëndime të rënda.” – ka thënë Fazliu për Veriu.info.

Personi është dërguar ugjent për në QKUK, derisa mësohet se i lënduari është 37-vjeçar dhe po lufton me jetën

Ngjarjen për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Related Articles