Policia e Kosovës për Gazetën “Enigma” ka konfirmuar se sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 ka ndodhur një rrahje midis të rinjve, ku një person ka mbetur i vdekur.
“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kan dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person i cili dyshohet të jet i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kan qu në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jan duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërkohë siç ka mësuar Gazeta “Enigma”, ngjarja kishte filluar, kur njëri nga të përfshirët në rrahje, kishte goditur me shishe të xhamit dorasin. Me këtë rast ai e kishte therrur viktimën. /Gazeta “Enigma”.