Pesë persona janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit kanë përdorur thikë mes tyre, me ç’rast dy të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime.
“Raportohet se janë shoqëruar në polici pesë persona meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dy prej të dëmtuarve të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që kanë pësuar lëndime (nga mjeti i ftohtë thikë) që është përdorur në rast në mes tyre”, thotë policia në raport.
Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.