Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini, ka folur për plagët vdekjeprurëse që i mori 40-vjeçari me inicialet I.C., gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit.
Viktima nga fshati Llashticë i Gjilanit ka marrë plagë nga mjeti i prehtë thika, në qafë, në gjoks dhe në dorën e djathtë.
Sipas doktor Arsim Emini, ai është sjellë në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete.
“Viktima ka pësuar plagë, shpuese-therëse me madhesi mbi 15 cm në pjesën e përparë të qafës. Ka pësuar plagë therëse në anën e majtë të gjoksit, para dhe prapa. Plagë therëse ka pasur edhe në dorën e djathtë”, tha Emini.
Ai shtoi se me rastin po merret policia, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe njesitë hetuese mjeko-ligjore.