Dy të vdekur nga COVID-19 dhe 14 raste pozitive

Dy të vdekur nga COVID-19 dhe 14 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 171, raporton Gazeta Enigma.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes.

“Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

#Bashkëiadalim 24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë…Posted by Ministria e Shëndetësisë on Thursday, June 24, 2021

Related Articles