Ka marrë fund pas një jave rrëmbimi i një 3-vjeçari në Durrës. Gjyshja e tij e ka dorëzuar këtë të shtunë në polici fëmijën, që ishte marrë pa lejen e nënës.
Siç raporton “euronews”, pas dorëzimit të të miturit në polici, gjyshja është arrestuar.
Gjatë kësaj kohe i mituri është mbajtur në Kukës dhe Has, tek persona të njohur të familjes. Pas daljes në media të lajmit, ditët e fundit mësohet se gjyshja ka mbajtur nipin nëpër hotele në Tiranë.
Pasi mori në dorëzim të birin, e ëma u shpreh e emocionuar.
Ngjarja ka ndodhur më 16 prill. Ka qenë nëna e të miturit, ajo që e ka denoncuar rastin, ku ka thënë se 3-vjeçari është marrë nga prindërit e bashkëshortit të ndjerë dhe nuk është kthyer më.
Gjykata e Durrësit dha të premten masën e sigurisë “Arrest me burg” për gjyshin e 3-vjeçarit.