Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se bojkoti i qytetarëve në votimin në Veri duhet të jetë “shqetësim shumë i madh” për qeverinë dhe Republikën, raportpon Gazeta Enigma.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë por pa legjitimitet.
“Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën. Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet. Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë. Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!” / Gazeta Enigma.