Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka konfirmuar se ka dështuar votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri.
Në një konferencë të thirrur për media ai tha se në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.
“Të 23 qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim:
Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi.
“Nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar, pra nuk është arritur 50% plus 1 i domosdoshëm, prandaj konstatojmë se iniciativa e qytetare për largimin e kryetarëve ka dështuar”, konfirmoi ai.
“KQZ është angazhuar maksimalisht për të organizuar procesin e votimit në këto komuna”, tha ai