Tahiri: Kërkojmë debat për dështimet e qeverisjes Kurti, referendumi shpërfaqi ndikimin e Vuçiqit te serbët

Tahiri: Kërkojmë debat për dështimet e qeverisjes Kurti, referendumi shpërfaqi ndikimin e Vuçiqit te serbët

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në seancës e radhës kanë kërkuar që në rend dite të jenë “dështimet e tri viteve të qeverisjes së Albin Kurtit”.

“Ne si GP që pikë e parë e rendit të ditës ne seancën e radhës të jetë kërkesa jonë për një debat për tri vitet e Qeverisë së Albin Kurtit. Një debat i cili do të shpërfaq degradimin total të kësaj qeverie në këto tri vite, në veçanti ne zhvillimin ekonomik. Kosova vazhdon të jetë në sanksione nga Bashkësia Evropiane. Të gjitha këto tema do t’i diskutojmë, neve na tha që kryeministri nuk do të jete në javën e ardhshme dhe të do të kërkojmë mocionin tonë për shkarkimin e kryeministrit”, ka thënë ai.

Tahiri ka folur edhe për referendumin e mbajtur të dielën. Sipas tij, ky proces ka shpërfaqur ndikimin e madh të presidentit Vuçiq tek serbët në Kosovë.

“Kosovës do të duhej t’i hiqeshin sanksionet menjëherë pas sulmit të Banjskës. Sa i përket çështjes së djeshme i kam dy qëndrime. E para Serbia duhet ta kuptoj se Kosova ka rregulla të veta Kushtetuese dhe ligjore dhe se e ka detyrë që të këtë institucione të zgjedhura dhe u pa qe ndikimi i Serbisë tek komuniteti serb në Kosovë, është ende i madh. Ndikimi politik i Vuçiqit vazhdon të jetë. Ne kemi problem atje me legjitimitetin. Kërkesa jonë si AAK është që në tema që ndërlidhen me sovranitetin, integrimin e plotë duhet të trajtohen me ndjeshmëri të plotë”, ka thënë ai.

Related Articles