Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar, dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gramë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara u dërgua në mbajtje.