BQK: Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

BQK: Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin mars ka qenë 69.70 milionë euro.

Me këtë, sipas institucionit qendror financiar, vlera totale e depozitave nëpër bankat komerciale vendore ka arritur në 6.05 miliardë.

“Është shënuar rritje për 36.83 milionë euro, ose 0.61% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 26.89% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.26% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.07 miliardë euro)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

“Norma mesatare e interesit në depozita në muajin mars 2024 ishte 2.71% (në janar 2024 ka qenë 2.89%)”, thekson BQK.

Related Articles