Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë.
Një burrë ka kërkuar ndihmën e policisë për shkak se ka pretenduar që gruaja e tij nuk e kishte lënë të futet në banesën ku jetonin, duke ia mbyllur derën.
Si rezultat, ai u detyrua ta kalonte natën jashtë.
Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga policia të cilët kanë nisur edhe hetimet.
Dyshohet se deri tek konflikti erdhi pasi që gruaja e akuzon burrin e saj që ai nuk po iu sjell ushqim fëmijëve të tyre.
E dyshuara është intervistuar në stacionin policor.
Me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për “Dhunë në Familje”.