Humbja nga Prishtina në gjysmëfinale të Kupës nuk është përballuar lehtë te Drita e Gjilanit.
Tifozët “Intelektualët” kanë shprehur zemërimin e tyre pas ndeshjes. Ka pasur edhe tensione të shumta, ndërsa ka ndërhyrë policia.
Por me kaq nuk përfundoi e gjitha. Është bërë e ditur që drejtori sportiv i Dritës, Valon Zumberi, ka pasur konflikt me njërin prej drejtuesve të tifozëve “Intelektualët”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:10, njësitë policore të Stacionit Policor Gjilan, kanë reaguar në një rast të raportuar se në një kafiteri të qytetit në Gjilan disa persona kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë. Për këtë rast policia ka vepruar duke arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët kanë marrë pjesë në këtë rast. Tani të dyshuarit janë duke u intervistuar në lokalet policore dhe do të ndërmirren veprime ligjore në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.