AGK-ja ka dënuar presidentin e klubit, Phoenix, Muhedin Ferati për fyerjet dhe kërcënimet të cilat i ka bërë redaktorit të sportit në Kanal10, Lorik Gashi në rrjetin social.
Gashi poashtu ka publikuar edhe bisedat ku ka bërë presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ku në të shihen fjalë fyese dhe kërcënime.
Kujtojm se ky reagim ka ardhur si rezultat ku Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit të sportit, redaktor në Kanal10, Lorik Gashi. Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur. “Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve”, ka shkruar AGK-ja.
Tutje AGK-ja poashtu ka bërë thirrje edhe organet FFK-së si dhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin.
“AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin. Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit. Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati”,ka shkruar AGK-ja.