Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.
Aksidenti ka ndodh ndërmjet një motori dhe një veture dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.
Viktimat kanë qenë të dy në motor, dhe dyshohet se janë të moshës së re.
Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar.
“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.
Ndërsa, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit, shoferi i veturës e ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
I njëjti është ndaluar për 48 orë për shkak të aksidentit në të cilin u përfshi.