Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga New Yorku ku mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do t’i drejtohet popullit serb ku do të flasë për situatën në Kosovë.
Sipas një njoftimi të zyrës së tij, gjatë këtij adresimi që mbahet nga ora 18:00, Vuçiq do të flasë edhe për rezolutën e Srebrenicës.
Vuçiq në seancën e 22 prillit të KS të OKB-së u ballafaquame katër heroina të Kosovës të cilat u përfaqësuan nga presidentja Vjosa Osmani.
E para e shtetit të Kosovës, i përmendi historitë e tyre, që janë të mbijetuara nga lufta e vitit 1999.
Krejt kjo paraqitje e Kosovës e nervozoi Vuçiqin që kritikoi edhe organizatorët për lejimin e tyre në sallë.
Osmani mes tjerash i tha Vuçiqit se duhet t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin.