Të shtëna me arm zjarri ka pasur gjatë ditës së enjte në Novobërdë, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës njofton se një shtetas gjerman ka raportuar se gjatë lëvizjes me veturën e tij, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të makinës së tij.
Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relevante./Gazeta Enigma/