Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka tentuar t’ia ndal fjalën Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP të LVV-së si shenjë revolte se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, nuk i ka dhënë atij fjalën.
Në këtë moment te foltorja e Kuvendit ka shkuar edhe deputeti i VV-së, Sali Zyba.
Bogujevci u ka bërë thirrje të dyve që të shkojnë në vendet e tyre, por asnjëri nga ata s’e ka dëgjuar.
Kështu Bogujevci u detyrua ta thërras sigurimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo e revoltuar ka thënë se nuk do t’i tolerojë burrat e Kuvendit që secilën seancë ti tregojnë asaj se si udhëhiqen punimet e Kuvendit.