Petkoviqit i refuzohet vizita në Kosovë

Petkoviqit i refuzohet vizita në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar vizitën në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Leutrim Sahiti, këshilltari politik i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë”, tha Sahiti.

Ai nuk dha detaje për arsyen e refuzimit të vizitës së Petkoviqit në Kosovë, i cili planifikonte të vinte për festën e Pashkëve.

Related Articles