Sulmohet fizikisht kamerieri i një kafeterie në lagjen Dardania, arrestohet personi i dyshuar

Sulmohet fizikisht kamerieri i një kafeterie në lagjen Dardania, arrestohet personi i dyshuar

onfliktet në vendet e punës janë incidente goxha të shpeshta që ndodhin në biznese të ndryshme në Kosovë. Mosmarrëveshjet për punë shpesh eskalojnë edhe në kanosje e përleshje dhe për pasojë përfundojnë si raste në Polici. Jo rrallëherë punëtorët janë edhe viktima të klientëve. 

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në lagjen Dardania, saktësisht mbi platonë e ‘Kurrizit’, ku kamerieri i një lokali është sulmuar fizikisht.

Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se akoma nuk dihet motivi, por që i dyshuari që e goditi viktimën në vendin e tij të punës është një 26-vjeçar. 

Posa rasti është denoncuar, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin. 

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor për veprën penale “Sulmi”.

Related Articles