Tragjedia në Shkodër, rinisin kërkimet në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të mitur

Tragjedia në Shkodër, rinisin kërkimet në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të mitur

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, polumbarët e RENEA-s, kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arazit dhe dy fëmijëve të tjerë të saj, vajzës 6 vjeçe dhe djalit 3 vjeç të cilët dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Ditën e djeshme, një peshkatar gjeti trupin e pajetë të vajzës 9 vjeçare, ndërsa kërkimet vijuan për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna pas dhunës që kryefamiljari Ergys Arazi ushtronte ndaj tyre në mënyrë sistematike.

Ky i fundit, është arrestuar nga policia. Motra e Alma Arazi ka deklaruar në polici se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj motrës së saj dhe fëmijëve.

Pritet që të ketë një mobilizim total me trupa shtesë nga Forcat e Armatosura në kuadër të kërkimeve intensive për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet të jenë mbytur.

Mbrëmjen e djeshme, kërkimet u ndërprenë për shkak të orëve të vona të natës dhe në raste të tilla, polumbarëve nuk ua lejon rregullorja të vijojnë kërkimet pasi rrezikojnë jetën e tyre.

Related Articles