Osmani takohet me presidentin e Liberisë në Dallas, bisedojnë për zgjerim të bashkëpunimit

Osmani takohet me presidentin e Liberisë në Dallas, bisedojnë për zgjerim të bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentin e Liberisë, Joseph Boakai.

“Liberia ka qenë një aleat i vjetër dhe ishte një nga vendet e para që njohu vendin tonë në vitin 2008. Pata një diskutim produktiv me Presidentin Joseph Boakai mbi mundësitë për të forcuar lidhjet tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha që do të përfitojnë si vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Osmani.

“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të kësaj miqësie të qëndrueshme”.

Related Articles