Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vlerësuar mazhorancën e aktuale që udhëhiqet nga Vetëvendosje dhe Albin Kurti si të papërgjegjshme dhe arrogante.
Pas dështimit të sotëm të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku munguan anëtarët e Kryesisë nga koalicioni qeveritar, Tahiri tha se kësaj mazhorance, i mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës.
Kreu i deputetëve të PDK ka ftuar publikisht kryeparlamentarin Glauk Konjufca që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe kontrabandimit të vendimeve të paligjshme.