Ballkani fitoi si mysafir i Malishevës me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 33-të të Superligës së Kosovës, duke bërë hap të madh drejt titullit.
Kampionët aktual kishin më shumë nga loja dhe arritën të marrin epërsinë të parët, duke konfirmuar formën e mirë.
Bajram Jashanica shënoi në minutën e 31-të për 1-0, rezultat që mbylli pjesën e parë.
Edhe në pjesën e dytë Ballkani menaxhoi ndeshjen më mirë dhe ishte i rrezikshëm.
Kur prite të mbyllej ndeshja, në skenë doli Bernard Karrica që shënoi në minutën e 90-të për 2-0.
Ballkani tani ka 69 pikë, katër më shumë se Llapi dhe Drita që mbajnë vendet dy dhe tre. Malisheva mbetet e katërta me 53 pikë.