Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit.
Kjo ambasadë me anë të postimi në llogarinë në platformën X, thotë se mbështesin iniciativat e tilla që nxin integrim më të madh.
“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit”.
“Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”.