Data kur do të mbahet finalja e Kupës së Kosovës, përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit

Data kur do të mbahet finalja e Kupës së Kosovës, përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar datën dhe orën e saktë të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.

22 maji është vendosur si data për përballjen finale mes Prishtinës dhe Ballkanit për të vendosur titullin e kampionit.

Ndërsa, ajo që ende mbetet e pasigurt është lokacioni i ndeshjes.

Megjithatë, FFK-ja ka tri opsione se ku do ta zhvillojë këtë finale, stadiumi i Hajvalisë, Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” i Niklit.

Related Articles