Tomë Gashi e viziton Auschwitzin, reagon gazetari hebre: Ta vizitosh do të thotë të tregosh respekt për të vdekurit, jo të bësh selfie

Tomë Gashi e viziton Auschwitzin, reagon gazetari hebre: Ta vizitosh do të thotë të tregosh respekt për të vdekurit, jo të bësh selfie

Gazetarit hebre, Jakob Weizman ia ka marrë vëmendjen një vizitë e avokatit Tomë Gashi në Kampin e Auschwitzit, qendrën e vrasjeve më masive gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë mbi 1 milionë njerëz, kryesisht hebrenj.

Weizman shpërndau disa postime të Gashit, ku ai shkruan se “Holokausti është përsëritur nga Serbia gjatë luftës në Kosovë”.

“Si një hebre që kishte të afërm që u vranë në kampet e përqendrimit, nuk mund t’ju them se sa fyese është kjo”, shkroi Weizman.

“Ta vizitosh Auschwitzin do të thotë të tregosh respekt për të vdekurit, të mos bësh selfie çdo 20 minuta dhe ta përqasësh veten me betejat e tua. Zero respekt”, shkroi ai në “X”.

Related Articles