Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani.
“Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, theksoi ai.