Osmani bisedon me presidentin gjerman për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Osmani bisedon me presidentin gjerman për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të martën ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Osmani dhe Steinmeier, kanë diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.

“Për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, tha Osmani.

“Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shtoi e para e shtetit të Kosovës.

Deri më tani, Kosova nuk është futuar në agjendën e mbledhjes së Këshillit Ministror të KiE-së.

Related Articles