Nga 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë paraparë të votohen sot në Kuvendin e Kosovës, 10 janë miratuar.
Me votat e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të kalojë dhjetë marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Pro këtyre marrëveshjeve kanë votuar edhe LDK’ja dhe AAK’ja.
Marrëveshjet që u votuan janë:
Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik, –
Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, –
Votimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.
Votimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”,
Dështojnë dy marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës s’ka arritur ta votojë as sot Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
Pro kësaj marrëveshje ishin 77 deputetë, derisa kundër votuan 10. Pro kësaj marrëveshje votuan edhe deputetët e PDK’së, që deri tash nuk kishin marrë pjesë në votimet për marrëveshjet ndërkombëtare, por as votat e tyre nuk kryen punë.
“Vetëm 77 vota për këtë marrëveshje, 10 kundër, rrëzohet kjo marrëveshje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Njëjtë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Pro kësaj marrëveshje votuan 75 deputetë, e kundër 13. Për këtë marrëveshje votuan vetëm disa deputetë të PDK’së.
Ndërkohë, Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”, u shty, meqë LDK paralajmëroi se do të votojë kundër nëse hidhet në votim sot, meqë kërkuan disa sqarime nga Ministri Liburn Aliu, i cili sot nuk ndodhej në Kuvend.